3 Shtator, 2019

Këngëtari i famshëm rrëfen si e ndryshoi fama: Më bëri të drogohesha e të mendoja vetëvrasjen


“Është e vështirë  të dalësh nga shtrati në mëngjes me qëndrimin e duhur, teksa ke një jetë të mbingarkuar. Ti duhet të përballesh me të kaluarën, punën, përgjegjësit, emocionet, familjen, financat dhe marrëdhëniet që ke”.

Kështu e nis këngëtari i famshëm, Justin Bieber, rrëfimin e tij rreth betejave me të cilat i është dashur që të përballet në jetë.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”, Justin rrëfen për sfidat që i kanë ardhur nga fama që në moshë të vogël. Ai ishte vetëm 13 vjeç kur kishte miliona njerëz nga e gjithë bota që e pëlqenin.

Ky i fundit shprehet se “ndonjëherë madje mund të arrish deri në pikën kur as nuk dëshiron që të jetosh më”.

“Fillova të merrja drogë kur isha 19 vjeç. Më janë dashur vite për të kaluar këtë dhe për të rregulluar marrëdhëniet e prishura, e për të ndryshuar zakonet e mia”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al