15 Prill, 2022

“Ke për të më kërkuar”/ Me foto super seksi, çfarë po paralajmëron Nora Istrefi


Nora Istrefi njihet jo vetëm për talentin e saj si këngëtare, por edhe për linjat trupore seksi.

Këngëtarja tërheq menjëherë vëmendje me fotot që publikon në rrjete sociale, ku mbledh edhe mijëra komente pozitive për paraqitjen e saj. Së fundmi ajo duket më në formë se kurrë teksa ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram, ku duket mjaft provokuese.

Por përveç pamjes së saj seksi, vëmendje të madhe ka marrë edhe shkrimi që ajo ka vendosur krahas fotos.

“Ki me m’lyp”- shkruan Nora Istrefi, duke e shoqëruar me dy emoji, muzike dhe zemër. Kjo ka lënë të kuptojmë që ky mund të jetë titulli i këngës së saj të re, por këngëtarja nuk ka dhënë detaje.

Një muaj më parë ajo publikoi këngën e saj të titulluar “Më mungon” e cila shënoi rikthimin e saj në muzikë pas një pause një vjeçare.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al