26 Prill, 2024

“Ke ngelur me trauma! Kur të dalësh shko te një specialist…”- Plas keq mes Egla Cenos dhe Françeska Muratit/ Aktorja: Je një bullizuese


Aktorja Egla Ceno dhe Françeska Murati kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Konkurrentja i tha modeles se ajo po e bullizon, ndërsa i kujtoi ditën kur Françeska i ka future asaj zogjtë në shtrat.

“Ti më the mua fluturo me presh, dhe unë të dhashë një gjë që fluturon” – tha banorja.

Nga ana tjetër Egla u shpreh se Françeska sapo të dalë nga shtëpia duhet të kërkojë ndihmën e një specialist sepse sipas saj banorja është me trauma nga bullizmi që të tjerët i kanë bërë më parë dhe tani të njëjtën që tashmë ajo po ia bënë aktores.

O Zot Egla më çmende, kam nevojë vetëm për ndihmë kundër teje”– iu kthye Françeska, teksa tha se dhurata që i bëri nuk është bullizuese.

 

Pjesë nga debati:

Egla: A je shëruar nga kjo gjë

Françeska: Nga bullizmi?

Egla: Po

Françeska: Nuk shërohesh nga bullizmi

Egla: A të jep kënaqësi kur u bën të tjerëve atë që ke provuar të tjerët?

Françeska: Kur e paskam bërë unë?

Egla: Me fute zogj në krevat

Françeska: Ti më the mua fluturo me presh, dhe unë të dhashë një gjë që fluturon

Egla: Kujto ndjenjën që ke vuajtur dhe mos ec te hapësira ime, sepse është bullizëm

Françeska: Traumat e mia mos i përdor për të krijuar situata për veten tënde shpirt, është e shëmtuar

Egla: Kujtohu çfarë ke kaluar dhe shërohu. S’di çfarë iu bën të tjerëve. Më bën përshtypje se je e traumatizuar akoma. Duhet të shkosh te një specialist

Françeska: Te një specialist për çfarë? Çfarë do të thuash me këtë? Po thua që jam e çmendur

Egla: Je thjeshtë një bullizuese

Françeska: Nëse ka njeri bullizues në këtë shtëpi

Egla: Kërko ndihmën e një specialisti kur të dalësh

Françeska: Çfarë do të thuash me këtë, se jam e çmendur?

Egla: Je me trauma sepse përpiqesh që tu bësh të tjerëve atë që të tjerët të kanë bërë ty

Françeska: Unë të bëra një dhuratë, ti dhuratat i quan bullizuese

Egla: Zemra kur të dalësh kërko ndihmë, ta them seriozisht se je keq

Françeska: O Zot Egla më çmende, kam nevojë vetëm për ndihmë kundër teje

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al