22 Korrik, 2019

Kastro Zizo sqaron deklaratën që shokoi ndjekësit e tij: Nëse do kisha kancer…


Dy ditë më parë, këngëtari i njohur Kastro Zizo i la pa fjalë ndjekësit e tij, teksa postoi një foto ku shfaqej me një mace dhe krahas saj shkruante se “ishin të dy me kancer”.

Në rrjet u përhap menjëherë lajmi se Zizo vuante nga sëmundja e rëndë, por nuk u përjashtua edhe fakti se ai po bënte një shaka, apo që kishte ndonjë mesazh të fshehur brenda shkrimit.

E pikërisht në lidhje me këto, ka reaguar vetë këngëtari, duke sqaruar se si është e vërteta e deklaratës së tij.

Ai ka bërë një postim në “Instastory”, ku u kundërpërgjigjet të gjithë atyre që donin me të vërtetë që ai të kishte kancer.

“Një kundërpërgjigje ndaj atyre që më donin vërtet me kancer, një emër që duhet respektuar para se t’më bësh shok me të. E gjitha ishte një lojë fënde ndaj rracës së keqe që po rritet.

Nëse vërtetë do kisha kancer dhe do më thoninn që i kam dhe nja 6 muaj jetë, hahaha… besomëni që do ishin së paku nja 12 vrasje të pashpjeguara dhe nja 30 të vërtetuara. Kështu që jam shëndoshë e mirë miq. Ju dua.”, shkruan Kastro në postimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al