6 Janar, 2023

“Kam pirë kokainë për t’i shpëtuar realitetit”- Rrëfimi i Princ Harry: Isha 17 vjeç kur kam marrë drogë! I gatshëm të provoja gjithçka…


Princi Harry ka pranuar se ka marrë drogë, duke përfshirë kokainë gjatë një fundjave në shtëpinë e Courteney Cox dhe marijuanë në Pallatin Kensington. Në librin e tij “Spare” që pritet të publikohet për disa ditë ai ka treguar se “mora drogë për t’i shpëtuar realitetit”.

princ harry

Harry shkruan se ai kishte “marrë kokainë” në vitin 2002, gjatë një fundjave, kur ishte 17 vjeç. Ai thotë se nuk ishte “argëtim dhe nuk më bëri të ndihem aq i lumtur sa dukej se i bënte të tjerët, por më bëri të ndihem ndryshe dhe ky ishte qëllimi im kryesor. Të ndihem dhe të jem ndryshe”.

“Unë isha një 17-vjeçar i gatshëm të provoja pothuajse çdo gjë që do të prishte rendin e vendosur. Të paktën për këtë po përpiqesha të bindja veten,” vazhdon Harry në rrëfimin e tij.

Duka i Sussex-it pranon në kujtimet e tij se ka marrë kokainë dhe kanabis, duke zbuluar se drogat psikodelike e lejuan atë të shihte ‘të vërtetën’.

Princi Harry shkruan në “Spare” se ai merrte psikodelik si për argëtim ashtu edhe për terapi gjatë viteve, duke pirë kanabis në kopshtin e tij në Pallatin Kensington dhe në Eton.

Nën ndikimin e tyre, ai ishte në gjendje të shihte se kishte “një botë tjetër” duke pohuar se droga e kishte ndihmuar të arratisej dhe të “ripërcaktonte” realitetin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al