1 Shtator, 2021

“Kalova në depresion, desh vdiqa”/ 27-vjeçarja rrëfen makthin që përjetoi pasi iu nënshtrua implantit të gjirit


Një grua vendosi që të bëjë implantin e gjoksit, por iu desh të përballej me një sërë pasojash, si vështirësi në frymëmarrje, rrahje të shpeshta zemre dhe sëmundje të ndryshme.

trajnere imlant i gjoksit (6)

Safia Berrada u detyrua të rikthente gjoksin në madhësinë e mëparshme, shkruan “The Sun”. Trajnerja 27-vjeçare tha se implantet e gjirit nuk e linin të stërvitej.

Safia, e cila jeton në Florida, iu nënshtrua procedurës në vitin 2017. Puna e saj si trajnere e ka ndihmuar të ketë një fizik të shkëlqyer, por sërish ajo dëshironte të kishte një gjoks më të madh për të kompletuar pamjen e saj.

trajnere imlant i gjoksit (1)

Dy muajt e parë pas implantit shkuan shumë mirë, por më pas gjendja e saj shëndetësore filloi të përkeqësohej. Ajo filloi të përjetonte sulme paniku të njëpasnjëshme, ankth, depresion dhe lodhje ekstreme.

Rreth tre deri në gjashtë muaj pas marrjes së implanteve fillova të mos ndihesha mirë. Kisha vështirësi në frymëmarrje. Simptoma të tjera përfshinin ankthin, lodhje ekstreme, marrje mendsh, vështirësi në përqëndrim, ethe, të dridhura, dobësi të muskujve, intolerancë ndaj temperaturës dhe ndjeshmëri ndaj dritës.

Unë gjithashtu përjetova rënien e flokëve, një ndjenjë mbytjeje, zhurmë në veshët e mi, rënie të dëshirës seksuale, ndryshime të humorit, dhimbje në gjoks, inflamacion, shtim në peshë, rrahje zemre dhe djersitje gjatë natës.

Ndonëse vazhdova jetën përpara, të gjithë këta tregues po më thonin se diçka nuk shkonte dhe se duhej të veproja menjëherë”.

trajnere imlant i gjoksit (2)

Në vitin 2018, në një postim në Instagram dikush tjetër i komentoi trajneres se kishte përjetuar të njëjtat simptoma. Sapo kuptoi se implantet e gjoksit ishin shkaku i simptomave të saj, ajo kontaktoi me mjekun. Më në fund, ajo i hoqi implantet e gjirit më 25 janar 2021 dhe tashmë ndihet sikur ka rilindur.

trajnere imlant i gjoksit (5)

Simptomat e saj janë zvogëluar dhe tani thotë se nëse do të kishte bërë më shumë kërkime para se të vendoste të bënte implantin, ajo kurrë nuk do ta kishte ndërmarrë këtë hap.

trajnere imlant i gjoksit (4) trajnere imlant i gjoksit (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al