18 Prill, 2018

“Ka rënë bomba”, Roza Lati i lë një shënim zonjës që merret me punët e shtëpisë (FOTO)


Moderatorja e njohur Roza Lati ka punësuar një zonjë që quhet Anita që të përkujdeset për shtëpinë e saj, duke qenë se vetë ajo ka një axhendë të ngjeshur dhe nuk i del koha.

E këtë e ka zbuluar vetë Roza përmes një fotoje në rrjetin social “Instagram”. Ajo tregon se i ka lënë porosi Anitës një listë me punët që duhet të bëjë, pasi sipas saj aty ka plasur “bomba”.

Madje moderatorja i ka lënë dhe një zarf me lekë për herët që zonja që i pastron shtëpinë, ka pastruar “xhunglën” e Rozës.

“E dashur Anita, në këtë shtëpi ka rënë bomba. këtu ke një listë që përveç punëve të zakonshme të kesh parasysh disa pika. Ndërkohë këtu ke — lekë për këto dy herë që erdhe në xhunglën time. Puç me dashuri”, shkruan Roza.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al