5 Qershor, 2023

“Ka qenë në fillimet e lidhjes”/ Sara Hoxha zbulon sa ditë ka qëndruar pa folur me Ledri Vulën


Partnerja e këngëtarit Ledri Vula, Sara Hoxha është kthyer tashmë në një ndër personazhet më të dashura për publikun.

Blogerja e cila arriti të rrëmbente dhe kupën e spektaklit të kërcimit “Dancing Ëith The Stars” së fundmi është bërë pjesë e jurisë së programit “Shes On Top”, ku do të japë vlerësimet e saj mbi konkurrentët.

Gjatë puntatës së parë të emisionit, Sara është pyetur nga Agjira Spanca nëse është person që mban mëri dhe sa kohë ka qëndruar pa folur me Ledrin.

Influencerja u shpreh se dhe pse është një njëri i buzëqeshur shumicën e kohës, ka nerva shumë të këqija dhe se zgjasin shumë gjatë. Sara zbuloi se inati më i madh që ka mbajtur me reperin ka zgjatur për dy javë dhe kjo ka nodhur gjatë fillimeve të lidhjes së tyre.

“Ka nerva, por ju nuk i shikoni ato. Nervat e mia janë shumë të këqija, zgjasin shumë gjatë. Inati më i madh që kam mbajtur me Ledrin ka zgjatur gati 2 javë. Ka qenë në fillimet e lidhjes”- tha Sara.

Kujtojmë se çifti janë në një marrëdhënie prej disa vitesh tashmë, ku bashkë janë bërë dhe prindër të një vajze, Poem Blu.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al