1 Tetor, 2020

“Ka gjëra që dua t’ia them mamasë”- U diagnostikua me kancer të gjirit në fazën e katërt, aktorja do përgatisë videomesazh për familjarët


Shannen Doherty ka folur për betejën e saj me kancerin e gjirit në fazën e katërt.

Në një intervistë për Elle, aktorja e famshme tha se pasi sëmundja iu rikthye filloi të vlerësojë më shumë gjërat.

Në fillim të këtij viti, ylli i “Beverly Hills 90210” zbuloi se kanceri i gjirit iu ishte rikthyer dhe përhapur.

“Po përpiqem të çmoj të gjitha momentet e vogla që shumica e njerëzve nuk i shohin dhe nuk i marrin si të mirëqena,”– tha ajo. “Gjërat e vogla janë bërë me vlerë për mua. Kemi këtë pus të pafund Brenda nesh dhe ka të bëjë vetëm me vazhdimin e gërmimit në atë pus për të gjetur forcën për të përballuyar fatkeqësitë. Kështu ne mund të shohim gjithë bukurinë.”

Doherty tha se ka reflektuar për jetën e saj, teksa pyet veten nëse “kjo është një karma e mirë apo e keqe” si ndërsa mendon për fundin.

“Mendova a është karma e mirë? Apo është karma e keqe? Pse do ishte e keqe? Fillova të bëj një vlerësim të jetës sime dhe gjërva që kisha bërë dhe s’kisha bërë. Si isha sjellë me njerëzit,”– rrëfeu aktorja.

49-vjeçarja ka planifikuar të shkruajë letra dhe të lërë videomesazhe për miqtë dhe familjen që të mund t’I dëgjojnë dhe lexojnë pas vdekjes së saj.

“Ka gjëra që duhet t’i them mamasë. Dua që bashkëshorti im të dijë se çfarë do të thotë ai për mua. Por sa herë që vjen koha për ta bërë këtë, ndihet sikur erdhi fundi, sikur po shkëputeni dhe unë s’po shkëputem. Ndihem sikur jam një qenie njerëzore shumë, shumë e shëndetshme,”– u shpreh aktorja.

Ndërkohë, Doherty po jeton jetën e saj dhe tha se ndihet e shëndetshme.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al