26 Prill, 2018

Ka dy fëmijë por nuk ka dashuruar kurrë, habit këngëtari shqiptar: Dashuria është për fukarenjtë dhe… (VIDEO)


Këngëtari dhe tekstshkruesi Kastro Zizo është një prej figurave më të komentuara në showbizz-in shqiptar. Ai ka rënë gjithmonë në sy për personalitetin e veçantë dhe mendimet ndryshe nga të tjerët.

E sigurisht që edhe këtë herë nuk kishte si të mos komentohej për deklaratën që bëri mbrëmë teksa ishte i ftuar në “Top Show Magazine”.

Zizo ka tërhequr vëmendjen me deklaratën që bëri për dashurinë. Edhe pse është martuar dy herë dhe nga këto martesa ka dy fëmijë, kantautori ka rrëfyer se nuk ka dashuruar kurrë.

“Dashuria është një iluzion. Unë kam përshtypjen se dashuria është e fukarenjve. Jo fukaralliku në sensin material, por në sensin mendor. Njerëzit që dashurojnë për mua janë injorantë. Pas 50 vitesh, dashuria s’do të ekzistojë as si koncept, ka thënë këngëtari duke habitur publikun në studio.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al