4 Shtator, 2017

Jul Deda edhe pas 12 vitesh i dashuruar, ja dedikimi special për të shoqen


Ata i kemi parë herë pas here bashkë në pushime familjare apo edhe në përditshmëri. Të dashuruar me njëri-tjetrin, me një jetë familjare harmonike dhe me dy fëmijët e tyre ata duken me të vërtetë të lumtur dhe shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për Julian Dedën dhe gruan e tij Armanda. Sot për ta ka qenë një ditë shumë e veçantë pasi mbusheshin plot 12 vjet nga dashuria e tyre. Në këtë përvjetor të dymbëdhjetë nuk ka munguar urimi special i Julit.

Në një foto të publikuar në Instagram ata shihen shumë të lumtur karshi njëri-tjetrit. Armanda shfaqet e buzëqeshur , ndërsa Juli i jep një puthje në faqe. “  Sot 12+. Të dua zemra ime”, shkruan Juli përkrahë fotos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al