24 Prill, 2024

Jul Deda dhe Egla Ceno “kokë më kokë” në televotim, cili nga dy aktorët është i preferuari i publikut?


Aktorit Julian Deda si lider i shtëpisë, primen e kaluar iu dha avantazhi që të çonte në televotim 2 konkurrentë e “BBV”, për të zbuluar se cili nga banorët është më i preferuar nga publiku.

Juli vendosi që të çojë në televotim veten përballë aktores Egla Ceno, ndërsa publiku ka votuar që konkurrenti më i preferuar një muaj para finales është Juli.

“E falenderoj publikun që më ka parë siç më ka parë dhe ai është sovrani që i di gjërat më mirë se ne këtu”- tha aktori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al