3 Prill, 2018

Ju kujtohet “E shëmtuara Beti?”, ja sa seksi duket sot


Ju kujtohet e “Shëmtuara Beti”, një nga telenovelat kolumbiane më të ndjekura në të gjithë botën? Për herë të parë u transmetua në vendet latine në vitin 1999 deri në 2001, ndërsa vitet më pas u transmetua edhe në vendet europiane dhe në Shqipëri e Kosovë.

E në fakt kjo telenovelë ishte aq e suksesshme, sa u riprodhua edhe në Amerikë. Por sot do t’ju tregojmë sesi duket pas kaq shumë vitesh aktorja kryesore Beti.

Ana Maria Orozco e njohur si Beti sot është 44 vjeç dhe ka dy vajza. Ajo vazhdon karrierën si aktore dhe aktualisht luan në telenovelën “Simona”.

Aktorja është e lidhur me aktorin Maximiliano Ghione ndërsa vajzat i ka me ish-bashkëshortin.

Ana Maria gjithashtu ka realizuar edhe një set fotografik nudo.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al