9 Janar, 2019

Jo të gjithë mund ta bëni! Moderatori shqiptar ju tregon si të hiqni stresin në punë (VIDEO)


Moderatori i njohur Florian Agalliu njihet tashmë si një nga meshkujt e ekranit shqiptar më të disiplinuar kur vjen puna për ushtrimet fizike.

Në profilin e tij në “Instagram” ai poston shpesh foto apo video teksa ushtrohet në palestër.

Por së fundmi Agalliu u ka treguar fansave të tij një mënyrë se si të heqin stresin teksa janë në punë.

Në një video të postuar në “Instagram”, ai na thotë se është e nevojshme një hapësirë për tu ushtruar në punë dhe jo vetëm kaq por na tregon edhe si ta krijojmë atë nëse nuk e kemi.

Flori për të zëvendësuar veglën e shtangës, përdor për ngritje peshash kolegun e tij gazetar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al