19 Korrik, 2018

Jeni kuriozë? Ja sa kushtoi veshja e Era Istrefit në performancën e finales së Botërorit (FOTO)


Më 15 korrik, këngëtarja shqiptare Era Istrefi ndezi skenën e finales së Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Ajo performoi përkrah dy yjeve me famë botërore Nicky Jam dhe Will Smith.

Në finalen e madhe të botërorit ku luajti Francë-Kroaci, Era u shfaqe e veshur me një kostum gri, me pantallona dhe xhaketë të gjerë me rripa të zi. Ndërsa poshtë xhaketës mbante një kanotiere që i mbulonte vetëm gjoksin.

Por e dini sa ka kushtuar kjo veshje?  Sipas faqes “Whattheywearin” në rrjetin social “Instagram”, xhaketa e saj Namilia ka kushtuar 305€, ndërsa pantallonat 245€. Kostumi i këngëtares ka kushtuar gjithsej plot 550 euro.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al