23 Shkurt, 2018

Jeni beqarë? Disa mënyra për të gjetur të dashur shpejt


Jeni beqarë? Nëse jeni në kërkim të një partneri, atëherë duhet të bëni disa gjëra të rëndësishme. Sigurisht që duhet të keni një plan se si të takoni një person.

Këtu janë 4 vendet më të mira për t’u takuar me një person interesant.

Ecni me qenin tuaj

Shkoni në një park, ose vizitoni e zonës ku jetoni. Sigurohuni që të dukeni mirë para se të largoheni nga shtëpia. Aty mund të gjeni ndonjë tërheqës i cili ka nxjerrë qenin për shëtitje. Këtu është mundësia për të biseduar dhe për të folur si fillim për dashurinë që keni për kafshët tuaja.

Lexoni një libër në park

Mbajtja e një libri ia bën  më të lehtë dikujt  të afrohet dhe t’ju  pyesë se çfarë po lexoni. Sipas ekspertëve kjo mënyrë hyrjeje në komunikim me dikë gjithmonë ka funksionuar.

Shkoni pothuajse në çdo festë që ju ftojnë

Në shumicën e rasteve, femrat janë të lodhura për të shkuar në çdo festë ku I ftojnë. Nuk duhet t’i refuzoni, pasi rastësitë janë të bukura dhe mund të gjeni atje dikë vërtetë interesant.

Në restorante, ose lokale

Nëse jeni tip social, nuk ka asgjë të keqe të hyni në bisedë me dikë i cili ndodhet pranë jush në restorant, ose lokal. Mund të filloni të flisni për pijen, ose ushqimin që keni porositur  të dy. Sipas intv.al  duhet të jeni të hapur drejt njohjeve të reja edhe në këto vende.

Në pishina ose plazh

Kur shkoni në pishina, ose plazh  duhet të dini edhe të shikoni vendin ku ndodheni. Ndoshta aty mund të gjenden dikush interesant. Nëse edhe ju e shikoni se po flirton me ju, vazhdojeni flirtin duke shkuar deri në bisedë. Asnjëherë nuk i dihet, shkruan intv.al.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al