30 Tetor, 2020

“Jemi bashkë prej 56 vitesh”- Këngëtarja zbulon sekretin e jetëgjatësisë së martesës dhe i përgjigjet teorive të konspiracionit se burri i saj nuk ekziston


Dolly Parton dhe bashkëshorti i saj Carl Dean janë së bashku prej 56 vitesh.

Dhe këngëtarja tregoi sekretin e jetëgjatësisë së marrëdhënies së tyre, duke ia atribuuar respektit të ndërsjellët dhe dhënies hapësirë ndaj njëri-tjetrit.

Mbi të gjitha, Parton u shpreh se ata argëtohen shumë së bashku.

Gjithashtu ajo foli për teoritë e konspiracionit se “bashkëshorti i saj nuk ekziston”.

“Ai nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes,”- tregoi këngëtarja, duke zbuluar arsyen për 72-vjeçarin qëndron larg mediave. “Është një person i qetë, i rezervuar, dhe kuptoi se nëse do të dilte në media, nuk do gjente paqe për asnjë minutë dhe ka të drejtë për këtë. Gjithmonë e kam respektuar dhe vlerësuar këtë gjë tek ai dhe jam përpjekur gjithmonë ta mbaj larg vëmendjes sa më shumë që të mundem.”

Dolly Parton shpjegoi se çfarë i tha bashkëshorti për vendimin e marrë: “Më tha: ‘Unë nuk e zgjodha këtë botë, të zgjodha ty dhe ti zgjodhe atë botë. Por ne mund të kemi jetën tonë të përbashkët dhe të ndarë’. Dhe e kemi bërë këtë. Kemi 56 vite së bashku dhe 54 vite të martuar.”

Për sa i përket kureshtjes sesi martesa e tyre ka qëndruar e fortë përgjatë viteve, ajo u shpreh: “Nuk jemi gjatë gjithë kohës bashkë. Por kemi respekt dhe admirim të madh për njëri-tjetrin. Të dy kemi një sens të shkëlqyer humori. Pra, bëjmë shumë qejf.”

Parton zbuloi se ajo dhe Dean “kanë shije shumë të ngjashme”.

“Neve nuk na pëlqejnë partit dhe tërë ato gjëra, por të udhëtojmë,”- rrëfeu këngëtarja.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al