4 Prill, 2023

“Je zhgënjim total, je super fallco“- Nga mike në armike? “Plas“ mes Kiarës dhe Efit, përplasen me tone të ashpra: Po më gënjen sy më sy


Mes dy mikeshave Efi dhe Kiara ka patur një debat me tone të ashpra. Ato janë përballur sot me njëra – tjetrën ku kanë nxjerrë të gjitha pakënaqësitë.

efi kiara

Efi e akuzoi Kiarën se po e gënjen sy më sy dhe të gjithë situatën e krijon për vëmendje. Nga ana e saj, Kiara iu drejtua duke i thënë “ti më ke vrarë”.

Debati mes Efit dhe Kiarës

Kiara: Ke qene me mua shoqe. Prej meje je afruar me Luizin.

Efi: Vërtetë e ke?

Kiara: Po.

Efi: Seriozisht? Tani po e marr vesh unë këtë. Unë jam afruar me Luizin që prej gënjeshtrës që bëri. Në momentin që më thua e pashë situatën dhe nuk ka asgjë, i bië që këtu ka gënjeshtër. Ti përballë meje po gënjen sy më sy. Shumë e shëmtuar kjo që po thua.

Kiara: Shumë e shëmtuar kjo që po bën ti për vëmendje. Ti kë folur për mua jashtë, ndërkohë që unë thoja  dua të pi kafe me Efin.

Efi: Unë e kuptoj Luizin, nuk kuptoj Kiarën. E kam pyetur je dakord me situatën e ndodhur, më tha dakord.

Kiara: Prisja një telefonatë nga Efi. Nuk i hedh poshtë kollaj njerëzit, por ti më ke vrarë. Njerëzit që më duan më vrasin më shumë. Nuk ke hedhur nj foto me mua.

Efi: Pavarësisht sa shoqe e kam Kiarën, mendimin do e jap.
Kiara: Kemi kaluar kaq shumë bashkë, jemi afruar fillimsht ne të dyja pastaj me Luiz

Efi: Jo, siç jam afruar me ty jam afruar edhe me Luizin, madje me Luizin jam afruar më para

Kiara: Mos e moho këtë

Efi: Jam afruar me Luizin që kur gënjeu për sëmundjen

Kiara: Je afruar me Luizin pasi ke dalë nga shtëpia

Efi: Edhe këtë ma the.

Nëse deri tani është vënë në diskutim se kush do zërë vendin e Oltës, urdhëroni ja ku e keni, je zhgënjim total për mua, një njeri super fallco.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al