29 Maj, 2019

“Jam e shkatërruar”, këngëtarja e famshme anulon koncertet për shkak të problemeve shëndetësore


Këngëtarja e famshme, Ariana Grande, ka anuluar dy prej koncerteve të radhës të turit “Sweetener”. Shkak i kësaj është bërë shëndeti.

Ajo ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në “Instagram” se nuk do të këndojë në Tampa dhe Orlando, pasi i duhet patjetër që të pushojë.

“U zgjova tmerrësisht e sëmurë sot, shkova me vrap tek doktori dhe ai më tha t’i shtyj koncertet e sotme dhe të nesërme. Jam e shkatërruar”, shkruan Ariana në “Instastory”.

Por dy koncertet e anuluara tani, do të bëhen shumë shpejt duke qenë se i duhet që të vijojë turin, të cilin e nisi në muajin mars. Madje në prill, Ariana i tha një fanseje në “Twitter” se i duhen shumë energji për të përballuar gjithë koncertet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al