30 Shtator, 2020

Iu përhap në tru dhe palcën kurrizore, vdes nga kanceri personi i parë në botë i shëruar nga HIV


Personi i parë i kuruar nga HIV, Timothy Ray Brown ndërroi jetë nga kanceri.

Brown, i cili ishte i njohur edhe si “pacienti i Berlinit”, iu bë një transplant i palcës së kockave nga një dhurues, që ishte rezistent ndaj HIV në vitin 2007.

Ky transplant bëri të mundur që ai të shërohej nga virusi. Gjithashtu ai i dha shpresë botës se një kurë për HIV-in ishte e mundur.

54 vjeçari, i cili lindi në SHBA, u diagnostikua me HIV ndërsa jetonte në Berlin në vitin 1995.

Në 2007 ai u sëmur nga një lloj kanceri në gjak i quajtur leucemi akute mieloide.

Trajtimi përfshinte shkatërrimin e palcës së tij të kockave, që prodhonte qelizat kancerogjene dhe më pas transplantimin e palcës së kockave.

Dhurimi i palcës së kockave u bë nga një donator që kishte një mutacion të rrallë në një pjesë të ADN-së të quajtur geni CCR5.

CCR5 u mundëson njerëzve rezistencë ndaj sëmundjes së HIV.

Pas trajtimit, nivelet e HIV në gjakun e Brown ranë në nivele të pabesueshme dhe ai nuk kishte më nevojë për terapi anti-retrovirale.

Ai në fakt ishte “kuruar” nga HIV.

Por leucemia, që çoi në shërimin e tij nga HIV, u kthye në fillim të këtij viti dhe iu përhap në tru dhe palcën kurrizore.

“Me trishtim të madh ju njoftoj se Timothy vdiq … i rrethuar nga unë dhe miqtë e tij, pas një beteje pesë-mujore me leuceminë,”– shkroi partneri i tij Tim Hoeffgen në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al