9 Mars, 2020

“Ishte një nga ditët më të këqija të jetës sime”- Selena Gomez flet për puthjen e parë: Mendova se do jemi bashkë një ditë


Selena Gomez ka rrëfyer si e përjetoi puthjen e saj të parë në kamera.

27-vjeçarja luante në filmin “The Suite Life of Zack & Cody” në vitin 2006  së bashku me vëllezërit binjakë Cole dhe Dylan Sprouse.

Dhe ajo i dha puthjen e parë në kamera Dylan.

“Mendova se do jemi bashkë një ditë”- tha Selena në një intervistë për “The Kelly Clarkson Show”.

Ndërsa më pas shtoi: “Ishte puthja ime e parë dhe në kamera. Ishte një nga ditët më të këqija të jetës sime.”

Aktori Cole komentoi në një artikull mbi deklaratën e Selenës ku bëri tag edhe vëllain e tij: “Dylan  mund të them me siguri se asnjëherë nuk e ka thënë një vajzë këtë për mua.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al