5 Prill, 2023

“Ishte momenti kur duhej të tërhiqej“- A ishte e planifikuar dalja e Olta Gixharit nga BBV? Motra e aktores tregon fjalët e para që i tha pasi u kthye në shtëpi dhe analizon lojën: Luizi i bindur në shenjat që i jep Kiara


Motra e Olta Gixharit ka treguar fjalët e para që i tha aktorja pasi mbërriti në shtëpinë e saj pasi i dha fund lojës në BBV.

“Të dua shumë”, i tha Olta kur hyri brenda, duke hedhur poshtë aludimet se nuk flasin me njëra-tjetrën.

Ajo shtoi se ishte momenti i duhur për Oltën për të dali pasi sipas saj e thërriti mëmësia.

Gerta Gixhari: Kiara po orientin Luizin, ai është i bindur në shenjat e Kiarës. Po i shikojmë të dy ndryshe. Momenti kur Olta doli nga shtëpia ajo kishte kohë që e mendonte. Nëse e shikoni momentet kur duke e emocionuar thotë që është më mirë të dal.

E ka thënë dhe më përpara. 24 orë ka qarë, s‘mund të aktrosh kaq orë. Patjeter që ishte një moment që duhej të tërhiqej. Nëna me fëmijën ka ndjesi të paparë dhe aq më tepër në situata të tilla ku ke merak fillon shikon ëndrra, ke intuitën.

Në atë moment mëmësia të thërret. Gjëja e parë që më tha kur më përqafoi ishte „të dua shumë“. Pyetja që më bëri ishte a bëra mirë që dola? Donte konfirmimin nga ana ime. Nuk arrita të jem pjesë e surprizave sepse ajo doli. Kishte disa ditë që e diskutonte tek dhoma e rrëfimit largimin. Kur doli nga spektali erdhi tek shtëpia ime, situatën jashtë ia paraqita me sportivitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al