22 Korrik, 2022

“Ishim shumë të lumtur por…”- Këngëtarja shqiptare rrëfen momentin e vështirë të dy aborteve: Ndjeva dhimbjen më të madhe


Aktorja dhe këngëtarja Ryva Kajtazi ka folur për momentin më të vështirë të jetës së saj.  

Bëhet fjalë për dy aborte spontane të pasuara nga shtatzëni aspak të lehta, të cilat ajo i kujton si trauma dhe si momentet më të vështira të jetës së saj. Gjatë një interviste për emisionin “Rudina”, ajo shprehu se është një femër e fortë dhe se familja e ka ndihmuar duke u kujdesur për të non-stop.

“Normalisht është traumë ajo që një nënë që pret fëmijën e vet, sigurisht është dhimbje e madhe por shyqyr Zotit kam dy fëmijë dhe është arritja më e madhe në jetë për mua. Aborti që ndjeva dhimbjen më të madhe ka qenë para vajzës sepse isha në muajin e katërt të shtatzënisë, mësova gjininë dhe ishim shumë të lumtur. Përpos kësaj kishim vite që donim të kishim një fëmijë dhe s’po ia dilja dot. Shtatzënitë i kisha jashtëzakonisht shumë të vështira, të rënda dhe nëse nuk je një femër e fortë e me disiplinë të madhe, në rastin tim nuk do e kishim çuar deri në fund. Me përkrahjen e familjarëve që më kanë ndenjur te koka non stop sepse isha e shtrirë, 5-6 muaj s’kam lëvizur fare, në regjim shtrati dhe ia dola, më bekoi Zoti me Dorelën”- tha ajo.

Ajo shtoi se kur e ka rrëfyer këtë ngjarje për herë të parë ka marrë mesazhe mbështetëse ose që ndanin të njëjtën histori me të, me të cilët ajo ka komunikuar për t’i këshilluar bazuar në eksperiencën e saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al