26 Dhjetor, 2017

Ish-presidenti Moisiu rrëfen njohjen me bashkëshorten e ndjerë: Unë isha 21-22 vjeç dhe…


Alfred Moisiu, ish-presidenti i Shqipërisë së bashku me të bijën e tij Mirelën ka qenë i ftuar në studion e ‘’Pasdites në Top Channel’’. Ai ka folur më shumë për jetën familjare, marrëdhënien me vajzat , por edhe për faktin se prej vitesh ka provuar ndjesinë e të qenit gjysh. I pyetur nga moderatorja ish-presidenti ka kujtuar edhe njohjen me bashkëshorten e ndjerë.

‘’ Ka qenë 28 nëntor i vitit 1950. Ajo ishte nxënëse në shkollën e fiskulturës. Jemi njohur në një mbrëmje vallëzimi. Unë isha 21-22 vjeç dhe ajo 15 vjeç. E mbajtëm njohjen tonë, megjithëse unë e kisha ndarë mendjen të vazhdoja Akademinë Ushtarake, ta mbaroja komplet formimin tim ushtarak.’’ – u shpreh ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al