25 Shkurt, 2018

iPhone në mesin e telefonëve me radioaktivitetin më të lartë (Foto)


Sipas Zyrës Federale Gjermane për Mbrojtjen nga Rrezatimi, telefoni me radioaktivitetin më të lartë është Xiaomi Mi A1.

Sipas tyre, telefoni me radioaktivitetin më të lartë është Xiaomi Mi A1, ku në fakt lista e telefonëve më radioaktivë dominohet nga markat kineze si Xiaomi, OnePlus, Huawei dhe ZTE.

10 nga 16 telefonët me radioaktivitetin më të lartë vinë prej këtyre prodhuesve.

Gjithashtu në këtë listë janë edhe telefonët shumë popullorë të Apple si iPhone 7, 8 dhe 7 Plus.

Edhe pse ende nuk ka një standard i cili përcakton nivelin e sigurisë sa i takon radioaktivitetit që emëtojnë telefonët, një kompani gjermane certifikimi quajtur ‘Blue Angel’ i vlerëson të sigurtë ato telefonë me absorbim prej 0.60 vat për kilogram.

Të gjithë telefonët në këtë listë kanë të paktën dyfishin e kësaj vlere. /Telegrafi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al