12 Qershor, 2018

I zë vendin e parkimit, zyrtarja e administratës sulmon fizikisht drejtoreshën


Komuna e Drenasit ua ka ndarë me emra parkingjet të gjithë zyrtarëve të saj. E pikërisht parkingu është bërë sot shkak i një mosmarrëveshje mes drejtoreshës së Inspeksionit, Aurora Berisha dhe zyrtares së administratës, Ganimete Drevishi-Dibrani.

Berisha kishte shkuar sot në punë pa makinë dhe vendin e saj në parking e kishte zënë zyrtarja e administratës. Më pas Berisha ka njoftuar policinë se kolegia e saj i ka zënë parkingun.

Me të marr vesh Dervishi-Dibrani që është lajmëruar policia, ajo e sulmoi fizikisht Berishën. Lajmin e ka konfirmuar vet Berisha, e cila tha se ishte sulmuar fizikisht.

“Po, jam sulmuar fizikisht nga zyrtarja e administratës”, ka thënë ajo për “lajmi.net”.

Kjo e fundit ka kontaktuar edhe me policinë, të cilët gjithashtu kanë konfirmuar për mosmarrëveshjen që ka ndodhur mes të lartpërmendurave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al