10 Korrik, 2022

“I vetmi që deri më tani…”/Politikani i njohur bën komentin epik për ish të dashurën ruse të Don Xhonit


Don Xhoni është takuar së fundmi me politikanin e njohur nga Kosova Gani Geci.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të një postimi në InstaStory ku shfaqet përkrah tij dhe një miku të tyre.

Mirëpo ajo çka tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte komenti epik që Gani Geci kishte vendosur krahas fotos me reperin.

“Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon, i vetmi deri tani që e mposhti Rusinë” – është shprehur ai, duke iu referuar kështu lidhjes së fundit që pati Doni me modelen ruse Ariana Lirey.

Reperi nga Drenica mesa duket e pëlqeu komentin e politikanit të cilën e ripostoi në Instagram duke i bashkangjitur dhe disa emoji duke qeshur.

Kujtojmë që lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Don Xhoni gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.

Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘story’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

“Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”- shkroi Ariana.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al