18 Maj, 2018

I tha se kishte harxhuar paratë e Greqisë, Eleni Foureira i mbyll gojën deputetes greke


Që pas përfundimit të “Eurovizion”-it, mediat greke shkruajnë për pjesëmarrjen e këngëtares me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila zuri vendin e dytë dhe përfaqësonte Qipron.

Një ditë më parë Eleni rrëfej për herë të parë se si ishte ndjerë nga komentet raciste që grekët kishin bërë kundër saj.

Ajo u shpreh se të gjithë e përdorën si një mbeturinë vetëm për të bërë lajme boshe. Por së fundmi ka dhënë një intervistë për “Lifo”, ku ka dhënë një përgjigje edhe për akuzat e politikanes greke. Kjo e fundit e sulmoi duke i thënë se ajo harxhon lekët e grekëve dhe se fal tyre është ajo që është sot.

“Doli dhe tha që unë harxhoja paratë e Greqisë, sepse u rrita këtu. Unë punoj në këtë vend dhe jap një përqindje të madhe të të ardhurave të mia. Nuk kam vjedhur asnjë lek nga shteti. Paguaj ERT-n, bashkë me të gjithë grekët e tjerë, dhe ditën që unë këndoja ERT arriti 70% të audiencës. Nga paratë e mia paguhej znj.Makri kur ishte deputete”, ka treguar Foureira.

Ajo ka folur gjithashtu edhe për 10 pikëshin që Shqipëria i dha asaj. Eleni u shpreh se në fakt duhet të flitet për 7 pikët që Greqia i dha dhe se llogaria duhet të fillonte së pari nga ata.

“Nëse këto pikë ishin raciste, atëherë më vjen shumë keq. Ky vlerësim juaj dëmtoi më shumë Qipron se sa mua. Gazetarët më pyetën nëse u mërzita që Shqipëria më dha 10 pikë dhe jo 12. Askush nuk më pyeti përse Greqia më dha 7 pikë në gjysmëfinale. Një sistem i tërë po përpiqet që të tregojë gjëra të cilat nuk ekzistojnë”, tha Eleni Foureira.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al