28 Maj, 2019

I publikohen fotot nudo, reperja e famshme zhduket nga rrjetet sociale


Reperja e famshme, Iggy Azalea, është përfshirë së fundmi në një skandal mediatik. Në rrjetet sociale, asaj i kanë publikuar disa fotografi ku ajo shfaqet “topless”.

Sipas reperes, fotot kanë qenë pjesë e një seti fotografik për revistën “GQ” në 2016-n. Në atë kohë këto pamje nuk u përzgjodhën për publikim dhe po sipas Iggy-t, ato duhej që të ishin fshirë.

“Sot jam një lëmsh emocionesh negative! Ndihem e tradhtuar, e turpëruar, e dhunuar, e inatosur, e mërzitur dhe një milion gjëra të tjera. Jo vetëm për faktin që nuk dhashë miratimin tim për këtë, por për mënyrën e shëmtuar sesi kanë reaguar njerëzit”, është shprehur e zemëruar reperja për skandalin e fotove që pushtuan rrjetin.

“U ndjeva rehat duke ditur se vetëm imazhet në të cilat mbulohesha me duar do të publikoheshin. Nuk kam rënë kurrë dakord për të bërë foto topless që mund të publikoheshin”, ka shtuar ajo. Iggy ka thënë gjithashtu se i vinte për të vjellë nga gjërat që njerëzit po komentonin online për trupin e saj.

Ndërkohë fotografi që ka realizuar këto fotografi, Nino Munoz ka shkruar në profilin e “Instagram”-it se fotografitë e tij janë vjedhur e publikuar pa marrë leje.

Gjithashtu ai ka zbuluar se ka nisur një hetim për këtë ngjarje, e kushdo që e ka bërë një gjë të tillë do të dënohet.

Fotot e publikuara nga GQ

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al