9 Maj, 2018

I patë të gjithë VIP-at në “Met Gala”, po Oriola Marashin e keni vënë re? (FOTO)


Dy netë më parë është mbajtur eventi madhështor “Met Gala”, ku morën pjesë personazhe të njohur të ekranit ndërkombëtare, e që i kthyen të gjithë vëmendjen nga vetja e tyre.

Që nga nata e këtij eventi po komentohen pafund veshjet e tyre, ku tema kryesore ishte “Trupat e Parajsës, moda dhe imagjinata katolike”. Veshja që ra më shumë në sy ishte e këngëtares me famë botërore Rihanna, e cila ishte veshur si “Papa” me minifund.

E teksa i keni parë të gjitha veshjet e VIP-ave botërorë, me siguri nuk e keni vënë re modelen e njohur shqiptare, Oriola Marashi.

Kjo e fundit ka postuar në “Instastory” një foto ku shfaqet me një veshje përshtatur pikërisht me kodin e veshjes së “Met Gala”. Fotografia është realizuar pak kohë më parë për një set fotografik.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al