6 Qershor, 2023

I dha fund marrëdhënies me Pique një vit më parë, Shakira rikthehet papritur në Barcelonë dhe habit me deklaratën e saj: Ndihesh mirë kur…


Një vit më parë Shakira dhe Gerard Pique njoftuan publikisht ndarjen e tyre pas 12 vitesh së bashku.

Pasi u zhvendos në Miami, këngëtarja është rikthyer së fundmi në Barcelonë me dy fëmijët e saj, vetëm dy muaj pasi u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-çifti, Shakira dhe Pique u përfshinë në listën e të ftuarve VIP që morën pjesë në garën e Formula 1, dhe e gjithë vëmendja ishte nga zona ‘VIP’ për të parë nëse do të kishte ndonjë përballje mes tyre.

Por nuk ndodhi ajo që pritej, Shakira u paraqit në pistën e Barcelonës dhe madje tha se ishte “e kënaqur që u rikthye”, ndërsa ish-mbrojtësi i Manchester United vendosi të mos shfaqej në Montmelo, ose të paktën jo në mënyrë publike, pasi ai nuk u kap as nga mediat ose nga tifozët që vizituan Circuit de Catalunya të dielën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al