17 Maj, 2018

I bëri kompliment kolegut live, pezullohet prezantuesja


Një prezantuese në një televizion në Kuvajt bëri një batutë në lidhje me pamjen e jashtme të kolegut të saj, e vetëm për këtë ajo është hequr nga puna.

Teksa po drejtonte një emision mbi zgjedhjet vendore në vend, ajo i kalon linjën kolegut të saj. Gjatë këtij momenti prezantuesja i thotë që të mos i rregullonte kufjet pasi ishte i bukur ashtu siç ishte.

Menjëherë videoja e kësaj batute u shpërnda nëpër rrjetet sociale dhe tërboi autoritetet. Pas kësaj kryeministri i Kuvajtit, Mohammad Al Hayef i shkroi në “Twitter” ministrit të Informacionit, duke i kërkuar që të merrte masa ndaj prezantueses.

Prezantuesja u pezullua dhe tani po hetohet incidenti.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al