22 Korrik, 2022

“Humba një fëmijë brenda meje që vetëm ti e mbaje gjallë!” Morena Taraku shfaqet zemërthyer në rrjetet sociale


Modelja e njohur shqiptare Morena Taraku ka humbur qenushin e saj të cilin e konsideronte si shokun e jetës.

Ajo ka ndarë lajmin e hidhur me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka shpjeguar se ka humbur gjysmën e saj më të mirë teksa shkruan se ka parë dhe ka jetuar gjithçka me qenin e saj.

Ajo e ka falënderuar atë për udhëtimin që kanë bërë së bashku. Qeni i Morenës vite më parë u diskutua në media, për arsyen se e ka blerë për shifrën e 10 mijë eurove.

Postimi i plotë:

“Derisa të takohemi sërish, faleminderit që ke qenë gjysma ime”

SHOKU IM BESNIK

SKAM SI TE QUAJ NDRYSHE SEPSE KE PARE GJITHCKA E KE JETUAR ME MUA SEKRETE E SEKRETE DHE PO TE KISHE FOLUR JAM E BINDUR QE ASNJEHERE SDO TREGOJE ASGJE. 

SOT TE HUMBA TY QE PER DIKEND MUND TE JESH VETEM NJE QEN I BUKUR DHE I LEZETSHEM, POR UNE ME TY BASHK HUMBA EDHE NJE FEMIJE TE VOGEL BRENDA MEJE QE VETEM TI E MBAJE GJALLE…

TE DUA SHUME, FALEMNDERIT ZOTIT QE ME BEKOJ TE ISHE PJESE E KETIJ UDHETIMI ME MUA …

MOS HARRO BESOJI VETEM @eronittsermaxhaj ATJE LART SE VETEM AI DO TE USHQEJ ME KOHE DO LOZE ME TY E DO TI JAP ILAQET ME KOHE SI UNE BEBA JEME…”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al