8 Janar, 2023

Parashikimi i horoskopit 8 janar 2023, ja çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju


DASHI
Sot nuk është dita ideale për t’u kuptuar mirë me të tjerët. Mund të keni edhe debate, ashti sikundër do keni edhe momente meditimi. Ju të dashuruarve do ju ndryshojë shumë shpejt humori, prandaj gjërat mund të mos iu ecin ashtu si kishit ëndërruar. Në disa momente do debatoni ashpër me partnerin. Nëse jeni beqarë do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shume sesa aq. Gjithsesi nëse tregoheni të zgjuar mundet edhe të kënaqeni me to. Në punë mendonit të përfundonit çdo gjë sot, por do kuptoni se disa kolegë ua kanë punuar prapa krahëve dhe ju kanë prishur shumë gjëra. Gjendja e financave do vazhdojë të mbetet delikate edhe për disa kohë.

DEMI

Do ju mungojë pragmatizmi gjatë kësaj dite dhe humori do ju ndryshojë gjithë kohës. Nëse keni një lidhje gjërat nuk do ju ecin si duhet. Do kapeni edhe për gjërat më elementare me partnerin dhe do thoni fjalë të pamenduara. Pasditja do jetë më e nxehta nga të gjitha. Ju beqarët nuk do kënaqeni me njohjet që do realizoni dhe nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa. Në punë do ju duket sikur do ju kërkohet më shumë se të tjerëve dhe mundet edhe te debatoni me eprorët. Bëni kujdes sepse atyre nuk mund t’iu thuhen gjëra të tepruara. Sipas Horoskopit.vip, financat do jenë po aq sa kanë qenë edhe dje.

BINJAKËT

Ka rrezik të mos i pranoni aftësitë që keni sot dhe mundet ta nënvlerësoni veten. Dielli dhe Saturni do jenë planetët me negativë. Nëse keni një lidhje do keni vetën debate pafund me partnerin. Asgjë nuk do funksionojë mirë dhe gjërat nuk do stabilizohen edhe pse do i pranoni fajet tuaja. Ju beqarët besojuni miqve tuaj më të mirë sepse ata do ju prezantojnë me persona vërtet interesantë. Në punë priten probleme. Mundet të vendosni edhe të ikni nga atje ku jeni për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta. Dijeni se më mirë se atje nuk keni për të gjetur. Financat do i përkeqësoni vete duke shpenzuar pambarimisht.

GAFORRJA

Urani dhe Jupiteri do ju bëjnë të pandalshëm gjatë kësaj dite dhe do viheni më në veprim. Nëse keni një lidhje, pak nga pak do arrini ta bindni partnerin për t’ua plotësuar një dëshirë të madhe. Pas mesditës emocionet do shtohen më tepër. Ju beqarët nuk do keni turp dhe mund të bëni edhe vetë deklarata dashurie. Gjëra të paimagjinueshme do ju ndodhin gjatë kësaj dite. Në punë ka mundësi t’iu kërkohet të ndërroni pozicion. Fillimisht nuk do ju pëlqejë, por keni për ta parë që do jeni më mirë atje. Financat do përmirësohen edhe më shumë nga sa mund ta kishit planifikuar.

LUANI

Hëna do ju bëjë më të kthjellët gjatë kësaj dite dhe do keni ide brilante. Do ju duhet të bëni pak më shumë kujdes me kokëfortësinë. Nëse keni një lidhje mund të keni edhe keqkuptime me partnerin, por nëse duroni dhe i merrni me qetësi keni për ta parë që ato do zgjidhen sa hap e mbyll sytë. Ju beqarët vetëm sa do vrojtoni dhe do piketoni, pasi në ditën në vijim do veproni. Në punë Mërkuri do ju nxitë të reflektoni sa më shumë dhe të merrni fjalën pa druajte kur të keni diçka për të thënë. Priten zhvillime pozitive. Me financat bëni kujdes me llogaritë sepse do humbisni shumë.

VIRGJËRESHA

Yjet nuk do kenë ndikim negativ gjatë kësaj dite megjithatë duhet të jeni më të matur që më pas mos pendoheni për veprimet e bëra. Ju që jeni në një lidhje do ja kaloni mirë me partnerin dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast prej tij. Nëse jeni beqarë do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni prandaj nuk do kërkoni me ngulm ndryshimin e statusit. Gjithçka do ndodhë në kohën e duhur. Në punë do keni rivalë goxha të fortë dhe duhet të dyfishoni përpjekjet për të dalë ju të parët. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe të mëdha sepse në momentin me pak të pritur mund të ndodhë ndonjë gjë e keqe.

PESHORJA

Gjatë kësaj dite do gjeni zgjidhje edhe për disa gjëra që ju kishin bllokuar së fundmi. Që nga pasditja gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Jeta juaj në çift do jetë shumë e bukur. Do përkujdeseni edhe për detajet më të vogla dhe do e bëni tjetrin të dashurohet edhe njëherë marrëzisht pas jush. Nëse jeni beqarë nuk duhet të refuzoni asnjë ftesë sepse asnjëherë nuk i dihet kur është takimi i duhur. Në punë do lodheni shumë nga gjithë gjërat që keni për të bërë megjithatë nuk do dorëzoheni asnjë moment. Sipas Horoskopit.vip, në planin financiar duhet ta shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve që të mos keni probleme më pas.i për ta parë që do jeni më mirë atje. Financat do përmirësohen edhe më shumë nga sa mund ta kishit planifikuar.
AKREPI

Marsi do ua bëjë jetën të vështirë sot. Do keni ide të mira, por nuk do i vini dot në praktikë. Nëse keni një lidhje do vuani tej mase sepse partneri do ju lërë gjithë kohës pas dore. Flisni me të sa më parë dhe sqarojini gjërat si duhet. Më mirë të jeni të qartë sesa të brengoseni duke mos ditur një përgjigje. Ju beqarët do dilni nëpër takime, por personat që do ju ftojnë nuk do ju pëlqejnë në shumë aspekte. Në punë do doni të bëni shumë gjëra njëherësh dhe në fakt nuk do bëni të saktë asgjë. Sektori i financave do mbetet delikat dhe i trazuar. E gjithë kjo nga mungesa juaj e seriozitetit.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite do ndikoheni mjaft nga opinioni i të tjerëve dhe shumë gjëra nuk do i bëni për shkak të tyre. Në fakt yjet sugjerojnë të jetoni për veten tuaj dhe jo për të tjerët. Nëse jeni në një lidhje duhet të reflektoni disa here para se t’i thoni diçka partnerit tuaj në mënyrë që të mos keni keqkuptimin më të vogël. Dëgjoni më shumë zemrën. Ju beqarët do e kërkoni dashurinë në çdo vend që do shkoni, por nuk do mundni dot ta gjeni. Në punë herë pas here nuk do dini nga t’ia filloni për shkak të shumë detyrave që do iu jepen. Gjithsesi jo vetëm që do ja dilni, por tek ju do mbështetet edhe kolegët. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe kështu që do jeni më të qetë.

BRICJAPI

Sot çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri dhe do gjeni gjithmonë fjalët e duhura për të dalë nga ndonjë situatë delikate. Ju të dashuruarit do jeni te përkëdhelurit e yjeve dhe emocionet do jenë të shumta. Çdo sekondë do jetë emocionuese në maksimum. Në mbrëmje nuk do mungojnë as surprizat nga të dyja palët. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta kërkoni me ngulm dashurinë dhe kurrsesi nuk duhet të bëni sakrifica. Më mirë lërjani çdo gjë kohës. Në punë duhet të përgatiteni edhe për kundërshtim të ideve nga shefat, megjithatë nuk duhet të dorëzoheni menjëherë. Në planin financiar do jeni të vendosur të gjeni zgjidhje.

UJORI

Sot do i lini mënjanë të gjitha hatërmbetjet dhe problemet dhe do mundoheni të krijoni një ambient më të qetë. Ju të dashuruarit do keni nevoje jetike për harmoni dhe do mundoheni me sa të mundeni të tregoheni të matur me fjalët dhe veprimet. Ju beqarët duhet të keni më tepër besim tek vetja juaj nëse doni që ta joshni atë që pëlqeni. Në punë mësoni të dëgjoni intuitën dhe pranojini propozimet që do ju bëhen. Jeta ka për t’iu ndryshuar njëherë e mirë. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme prandaj shmangni çdo lloj investimi.

PESHQIT

Sot do i mendoni gjërat më seriozisht dhe nuk do kërkoni asgjë të pamundur. Ju të dashuruarit do parapëlqeni më shumë një jetë të qetë sesa shumë emocione. Shfrytëzojeni situatën për të folur shtruar edhe për disa tema të ndërlikuara. Ju beqarët do jeni si në ajër dhe nuk do e keni aspak mendjen për të kërkuar dashurinë. Do e lini këtë gjë për më vonë pa menduar se nuk do iu jepen më mundësi të tilla si sot. Në punë do arrini më lart sesa keni menduar dhe kjo falë përkujdesit, maturisë dhe durimin. Buxhetin do e mbani gjithë kohës nën kontroll me mënyrën e menaxhimit dhe me vendosmërinë që do keni.hjet për problemet që keni pasur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al