9 Mars, 2020

Hollywood në zi, ndahet nga jeta aktori i famshëm. Luajti në filmat The Exorcist dhe Game of Thrones


Aktori Max Von Sydow, i cili ka luajtur në filma si The Exorcist, Flash Gordon dhe Game of Thrones, është ndarë nga jeta.

Lajmi për vdekjen e aktorit u informua nga familja e tij.

“Me zemër të thyer dhe trishtim të pafund njoftojmë largimin e Max,”- u tha në deklaratë.

Von Sydow ndërroi jetë të dielën, sipas përfaqësuesve të tij nga Diamond Management, në moshën 90-vjeçare.

Aktori me origjinë suedeze është nominuar për dy Oscar gjatë karrierës së tij, përfshirë kategorinë “Aktori më i mirë” në vitin 1988 për rolin e tij në filmin Pelle The Conqueror.

Ndërsa nominimi i dytë ishte në kategorinë “Aktori më i mirë mbështetës” për rolin në “Extreme Loud & Incredently Close” në 2011.

Gjithashtu është shfaqur në filma si Hannah and Her Sisters, The Seventh Seal dhe Star Wars: The Force Awakens.

Ai bashkëpunoi me regjisorin legjendar Ingmar Bergman për 11 filma.

Aktori mori sukses ndërkombëtar me rolin e paharrueshëm të priftit Lankester Merrin në filmin horror “The Exorcist”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al