17 Prill, 2022

‘Hollywood’-i në zi/Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare aktori i njohur


“Hollywood”-i është në zi pasi aktori dhe pronari i disa klubeve, Rio Hackford ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.

Ndërsa shkaku i vdekjes së tij nuk u zbulua ende, vëllai i tij Alex Hackford tregoi për ‘Variety’ se ai vdiq në Huntington Beach pas një sëmundjeje të paspecifikuar.

Rio ishte djali i regjisorit Taylor Hackford, i cili u shfaq në një numër filmash dhe shfaqjesh televizive dhe gjithashtu zotëronte një numër klubesh nate dhe bare në të gjithë vendin. Rio ishte fëmija më i madh i regjisorit Taylor Hackford dhe gruas së tij të parë Georgie Lowres, të cilët ishin të martuar nga viti 1967 deri në 1972.

Ai e filloi karrierën e tij të aktrimit me një rol të pavlerësuar si “djaloshi i rrugës” në filmin klasik të vitit 1990 Pretty Woman. Ai kishte gjithashtu role në ‘Blood In, Blood Out’, ‘Exit to Eden’, ‘Double Dragon’, ‘Safe and Strange Days’.

Gjithashtu luajti në filma si ‘Sherrybaby’, ‘Stay Alive’, ‘Déjà vu’, ‘Fred Claus’ (ribashkimi me Vince Vaughn), ‘Deal’, ‘Jonah Hex’, ‘Love Ranch’, ‘Parker’ dhe ‘Trumbo’.

Së fundmi ai ka qenë i zënë me role në ‘American Crime Story’ dhe ‘The Mandalorian’, duke luajtur interpretuesin në skenë të droid IG-11, i cili u dublua nga Taiki Waititi.

Roli i tij i fundit ishte i një menaxheri në serialin Hulu Pam & Tommy.

Ai zotëronte gjithashtu një numër klubesh dhe baresh duke përfshirë ‘Pal’s Lounge’, ‘Matador’ dhe ‘One-Eyed Jacks’ në Neë Orleans, Homestead në San Francisko dhe bar Monty në Los Angeles.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al