24 Dhjetor, 2017

Historia prekëse e këngës së Tiri Gjocit, për babain e ndjerë (VIDEO)


Përveçse një nga zërat më të mirë të edicionit të 56 të Festivalit të Këngës në RTSH, një histori prekëse mbart teksti i këngës së Tiri Gjocit, titulluar “Orë e ndalur”.

Vargjet e së cilës janë shkruar nga vetë ai. Jonida Shehu zbuloi se djaloshi ia dedikon këtë këngë babait të tij të munguar. Gjatë këtyre netëve Tiri ka dashur të ketë një kujtim të tij më vete edhe në skenë, pikërisht orën.

Ky është teksti
Song Information info
Në dhomën time dielli zbret
Sot jo nuk e ndjej dorën që troket
Në mur varur rri ky shalli yt

E gjithçka e jotja është aty
Si një pikturë në syrin tim
Koha ndal, k’të çast ma fal

Orë e ndalur, e përmballur
Vetëm, vetëm ka mbet’
Jam zemërthyer, kam frikë ta prek
Ajo, ajo ka jetë

Jo nuk e dëgjoj zërin tënd
Qetësinë se prish asgjë veç hapi yt i rënd
Në mur varur rri ky shalli yt

E gjithçka e jotja është aty
Si një pikturë në syrin tim
Koha ndal, k’të çast ma fal

Orë e ndalur, e përmballur
Vetëm, vetëm ka mbet’
Jam zemërthyer, kam frikë ta prek
Ajo, ajo ka jetë

Dhe pse s’të shoh ti je kudo
Në trup, në shpirt, lart atje
Orë e ndalur, e përmballur
Vetëm, vetëm ka mbet’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al