3 Prill, 2023

Historia e tmerrshme e shkrimtares së njohur pas operacionit plastik në buzë, që për pak i mori jetën (fotot)


Prej dy vitesh, përditshmëria e saj është kthyer në një makth, pasi pas një operacioni plastik të dështuar për heqjen e kolagjenit sintetik nga zona e buzëve, ajo për pak humbi jetën.

shkrimtarja

Protothema” shkruan se ndërhyrja është kryer nga një kirurg plastik grek në Florida, i cili iu rekomandua si specialist me qindra klientë nga e gjithë Amerika e Veriut dhe ajo Latine.

 Prej atëherë e deri më sot, shkrimtarja e njohur greke, Katerina Ploumidaki, nga njëra anë, mundohet të korrigjojë sa të mundet pamjen e saj aktuale aspak të zakontë, me problemet e shumta dhe komplekse, pasi edhe ujin e pi vetëm me pipëz, dhe nga ana tjetër pret ditën kur ajo do të mbarojë një sërë procedurash ligjore që ka nisur tashmë me avokatët e saj në Amerikë.

shkrimtarja 2

Siç shpjegon ajo për protothema.gr, duke vendosur ta bëjë publik rastin e saj për herë të parë, ndjen se është në momentin kur: “Kam rilindur dhe kam gjetur të gjithë forcën që më duhet për të luftuar atë që kam humbur dhe jam në gjendje, pas kaq lotësh të derdhura dhe tentativave për vetëvrasje, ta bëj publike”.

Sipas Katerina Ploumidaki, ishte nëntor i vitit 2020, kur në një udhëtim njëditor që kishte shkuar me bashkëshortin e saj, me të cilin jeton përgjithmonë në Hjuston, takoi rastësisht mjekun grek, i cili kryen ndërhyrje në Florida:

shkrimtarja 5

“Ndërsa po ecnim rrugës dhe flisnim greqisht, dikush na pret bisedën dhe prezantohet si kirurg plastik grek. Ai po më shikonte intensivisht dhe brenda pesë minutash pa i dhënë asnjë leje më pyeti “Çfarë i ke bërë buzëve?” E vërteta është se 30 vjet më parë kam bërë një injeksion kolagjeni. Buzët i kisha të holla dhe doja t’i rrisja pak, asgjë më shumë”, rrëfen Katerina Ploumidakis, e cila njihet edhe për lidhjet farefisnore me familjen Mitsotakis.

Gjatë bisedes së shkurtër të tyre, mjeku grek i plastikës, nga një familje e njohur në Athinë, u përpoq ta bindte se për të hequr atë produkt të injektuar nga buzët e saj ishte një operacion rutinë.

Në operacionin e parë, rezultatet nuk ishin ato që i kishte premtuar doktori dhe makthi sapo i kishte trokitur në “derë”.

Kështu, ndërsa ajo shkoi në Florida për një javë dhe do kthehej pasi do të ishte shëruar nga operacioni, ajo përfundoi duke bërë 7 operacione dhe mbi 40 javë injeksione.

Ajo që kishte ndodhur ishte se mjeku i kishte hequr shkrimtares një pjesë të madhe të buzës së sipërme gabimisht bashkë me kolagjenin e vjetër.

Shkrimtarja dhe bashkëpunëtorja e gazetës greke “Ethnikos Kirikas” dhe asaj angleze “The National Herald” rrezikoi të humbte jetën:

“Nga nekroza ishemike e lëkurës dhe e muskujve të buzës së sipërme, pavarësisht antibiotikëve 4 muaj, ekzistonte një rrezik i madh i dëmtimeve në tru dhe një rrezik i fortë i endokarditit nga qarkullimi i mikrobeve në gjak.

Sipërfaqja e madhe e demtuar ishte në rrezik të vazhdueshëm infeksioni pavarësisht trajtimit me antibiotikë”, ka deklaruar ajo.

shkrimtarja 3shkrimtarja 4shkrimtarja 6

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al