21 Prill, 2022

VIDEO/ Hajduti i vjedh atletet te dera e shtëpisë, Gold AG publikon pamjet


Reperi i njohur Arian Agushi ose i njohur ndryshe si Gold AG ka publikuar ditën e sotme një video ku ka treguar se një person i ka vjedhur atletet në derën e shtëpisë së tij në Prishtinë.

Artisiti ka reaguar  për këtë ngjarje teksa i drejtohet edhe autorit duke i thënë se do t’ia jepte pa hezitim dhe nuk ishte nevoja t’i vidhte ato.

“Ai që nuk ka i vjen marre edhe me t’lyp, po hajni asnjëherë nuk është i varfër por hajn me zanat. Nuk e kisha postu po le t’jetë e nevojshme për tjerët se dikush mund ti ket’ vetëm ato.Ramazani dikuj s’ja len shejë. Me mi pas lyp ti kisha dhon me qef , ama me marë të hujën si n’bahçe t’babës ki mundësi me marë n‘thu diku.Edhe unë si i ri s’kom pas shumë, ama me vjedhë nuk m‘ka bo vaki. Allahu të udhëzoftë”, shkruan ndër të tjera reperi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al