20 Tetor, 2017

Habit Vikena Kamenica: Më në fund realizova klipin e parë në jetën time


Ajo është padyshim një nga këngëtaret e muzikës lirike më në zë vend, me shumë çmime dhe koncerte ku ka performuar, brenda dhe jashtë vendit . Bëhet fjalë për Vikena Kamenicën. Edhe pse është në skenat muzikore dhe në Teatrin e Operës dhe Baletit prej shumë vitesh tashmë, Vikena ka sjellë për herë të parë një klip muzikor.

Pak javë më parë, artistja e njohur ka publikuar këngën “Melenake”, në bashkëpunim me bandën e Brikel Gugës. Puna e këngëtares për një projekt “Rrënjë të largëta”, ka nisur prej disa kohësh dhe në fokus ka rreth 12 materiale shqiptare nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, të cilat do të sillen nga Vikena me stil të ri, të panjohur më parë. Kështu ishte edhe prova e parë e këtij projekti.

“Melenake”, klipi që i paraprin rrugën projektit, është realizuar në një kohë rekord, por me shumë dashuri, meqenëse është menduar si një këngë që i këndohet shpirtit, personale dhe intime, aq sa të duket si një muzë dashurie.

E ftuar në “Rudina” pasditen e sotme, Vikena ndau me publikun emocionet e këtij projekti emocionues, i cili është i pari në jetën e saj. “Malenake” është nga ato të pakta këngë që këndohet me fjalë shumë intime, aq sa duket sikur po ia këndon nga shumë afër njeriut të zemrës. Jam me gjysmë zëri këtu dhe kuptohet që është një këngë zemre”, – tha Vikena. Po pse duhet të priste kaq shumë vite për të pasur një këngë të vetën? E pyetur për këtë, ajo iu përgjigj: “Ky është klipi i parë i jetës sime. I vonuar, por deri tani nuk ka qenë materiali, nuk ka qenë koha e duhur.  Fundja, gjithsekush e di se çfarë kërkon nga vetja. Unë jam shumë kritike ndaj vetes…” – tha Vikena.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al