27 Qershor, 2022

Grida Duma ‘ecën’ me hapat e modës, deputetja kombinon ngjyrat e ndezura


Të kombinosh ngjyrat duket si gjëja më e thjeshtë që deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma di ta bëjë shumë mirë. Moda shpesh po i thyen rregullat, duke propozuar kombinime ngjyrash jashtë çdo skeme dhe mesa duket Grida e ka kuptuar këtë.

Kohët e fundit deputetja po luan gjithmonë e më shumë me ngjyrat në veshjet e saj. Nëse do i hedhim një sy profilit të Instagramit të saj bie në sy faktin që ai ka ndryshuar nga ngjyrat e errta dhe të tokës e kombinimet klasike te ato shumë të guximshme.

Ditën e sotme gjatë ‘Mbledhjes së Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë’, Grida është shfaqur e veshur me një fustan blu që e ka kombinuar me një xhaketë të verdhë.

Bluja dhe e verdha duken të freskëta, origjinale dhe shumë verore. Më shumë nuanca të heshtura të blusë dhe nuanca më të buta të diellit rekomandohet të eksperimentoni me to. Vlen të kombinohen gjërat në mënyrë që vetëm një nga ngjyrat të jetë kryesore, dhe e dyta vetëm ta plotësojë atë.

Ditën e djeshme Grida u shfaq në rrjetet sociale me një tjetër kombinim mjaft të veçantë të rozës.

“Ngjyrat, pasja e përdorimi i tyre, janë instrument e mekanizëm ndihme ndaj problemit e hijeve të realitetit”.- shkroi ajo krah një postimi në Instagram.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Grida Duma (@gridadumaal)

Ja disa nga kombinimet e saj të fundit:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Grida Duma (@gridadumaal)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Grida Duma (@gridadumaal)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Grida Duma (@gridadumaal)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al