20 Shkurt, 2023

Gresa dhe Andi nuk mund t’i rezistojnë njëri-tjetrit, dhurojnë puthje pasionante


Mbrëmja e kaluar ishte një natë pasionante për Andin dhe Gresën.

Dyshja në një moment nuk rezistuan duke dhuruar puthje plot afsh. Kujtojmë se, dyshja kanë krijuar një lidhje dashurie brenda shtëpisë së famshme. Theksojmë që të dy janë pjesë e banorëve që u bënë pjesë e shtëpisë së BBVK që nga fillimi.

Gresa më parë u eliminua por që i qëlloi bileta kthyese dhe tashmë po vazhdon garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Banorët pak ditë më parë  kanë ndarë emisionet, ndërkohë që në mesin e tyre ishte edhe Prive me të ftuar modelen Gresa Hoti. Ajo ka zgjedhur rubrikën ‘5 data’, gjersa ka folur më shumë për marrëdhënien me Andi Artanin. Si datë ka zgjedhur Shën Valentinin, pasi iu përgatit një befasi çiftit më rastin e kësaj feste.

Foto: Screenshot/Instagram

“Një gjë shumë e mirë. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të festoj Shën Valentinin, nuk e kisha menduar që të më ndodhte këtu në Big Brother. Jam shumë e lumtur që e kam njohur një djalë si ai, kam menduar që nuk ekziston. Ishalla na ec mirë. Ishalla prindërit e mi e kanë kuptuar se jam e kënaqur”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al