6 Janar, 2023

Grabitet shtëpia e familjes së Billie Ellish, policia arreston të dyshuarin (Detajet)


Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte vjedhur shtëpinë e familjes së këngëtares Billie Eilish të enjten mbrëma.

Oficerët e LAPD iu përgjigjën një telefonate nga lagjja Highland Park në Los Angeles, rreth orës 21:15, sipas ABC 7 .

Gazeta raporton se shtëpia i përket Maggie Baird dhe Patrick O’Connell, prindër të fitueses së çmimit Academy Aëard dhe shtatë herë fituese të Grammy.

Nuk është e sigurt nëse është vjedhur ndonjë gjë nga prona e tyre. Sipas raportimeve të shumta i dyshuari po merret në pyetje.

Videoja që tregon pamjet e arrestimit të dyshuarit treguan një burrë të prangosur dhe të  rrethuar nga të paktën 3 oficerë të LAPD.

Në Twitter, korrespondenti i ABC7 Chris Cristi ndau pamjet ajrore të shtëpisë, duke thënë se detektivët e grabitjes së LAPD po hetojnë incidentin.

Sipas Cristit, i dyshuari thuhet se ka kërcyer gardhin për tu future në banesë. Deri në orët e vona të së enjtes, nuk raportohet për të lënduar nga incidenti.

Në vitin 2019, këngëtarja u detyrua të punësonte një roje sigurie për të fjetur në dhomën e saj të ndenjes pasi adresa e saj doli në internet, duke rezultuar në një grup fansash që u shfaqën në shtëpinë e saj.

“Ishte vërtet traumatizuese,” tha ajo për  Rolling Stone në atë kohë. “Unë nuk ndihem më plotësisht e sigurt në shtëpinë time, gjë që është shumë e keqe. Unë e dua shtëpinë time.”

“Unë e kam dashur vëmendjen gjatë gjithë jetës sime, por nuk mendoj se dikush e di se çfarë është në të vërtetë fama. Sepse nëse do të doja të bëhesha e famshme nuk ishte e tillë,” shtoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al