15 Prill, 2022

Gjeti dashurinë në program, Mikela Pupa bën deklaratën e fortë për konkurrentet e “Për’puthen”: Bëjnë gjithçka për famë


Mikela Pupa është një ndër ish-konkurrentet e “Për’puthen” e cila doli çift me Erion Kukajn, djalin nga Kosova. Ajo ka folur së fundmi rreth rrugëtimit të gjatë që kaloi në program, si po vazhdon tashmë lidhja larg kamerave dhe planet për të ardhmen.

E ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’, Mikela  është pyetur se çfarë e tërhoqi kaq shumë nga Erioni dhe se me të mund të lindte diçka, ajo ka treguar se i ish-konkurrenti i ka pëlqyer që me impaktin e parë dhe tentativat që bënte për të marrë vëmendjen e saj.

Unë besoj shumë tek impakti i parë dhe impaktin e parë Erioni ma ka lënë që në audicione. Dy javët e para unë nuk i kam dhënë fare kofidenca Erjonit shiheshim në backstage, tentonte të fliste madje mund të kem qenë dhe vajza e fundit që ka bërë foto në program, mund të ketë bërë foto me të gjitha vajzat ndërsa me mua jo. Në takimin në Prizren më la përshtypje shumë të mira”– tregoi ajo.

Moderatori i programit e pyeti më pas sesa e paragjykuar është ndjerë ish-konkurrentja në lidhje me marrëdhënien e saj dhe si e parashikon se do të shkojë.

Çifte kanë dalë plot por nuk i kanë rezistuar dot kohës, sa paragjykim ndjen ti në marrëdhënien tende me Erionin?

Të merr rrjedha e publikut pra ata të shohin me dikë dhe të duan aty. Unë kurrë nuk kam qenë e kësaj pjese që të bëj çfarë do publiku dhe kur kam dal me Erionin publiku më ka paragjykuar shumë sepse nuk më shikonte me të. Dhe tani më do me Erionin sepse bëra çfarë ndjeva. Por që kanë dalë shumë çifte dhe janë ndarë do të thotë që nuk kanë qenë diçka e fortë”– u shpreh Mikela.

Si e parashikon?

“Nuk bëj parashikime ne jemi si macja me miun që vetëm zihemi gjatë gjithë kohës por më pëlqen që në asnjë moment ne të mendojmë që ‘okej ne u zumë tani dhe nuk do të flasim më’ por thjesht e lejmë pas dhe vazhdojmë normalisht”- shtoi Pupa.

Shpesh herë në program ka ndodhur që shumë konkurrentë kanë hyrë vetëm për të marrë famë e ndëra Mikela është pyetur se çfarë mendon rreth kësaj situate ajo është përgjigjur:

“Për show janë të gjithë duke përfshirë edhe veten sepse nëse ti nuk do të doje të dilje për show nuk d otë merrje pjesë në një reality gjëja më kryesore. Mendoj se të gjithë hynë me idenë që po ndodhi ndodhi. Shumë njerëz aty janë të gatshëm të bëjnë gjithëçka për famë në atë program por unë besoj se del herët a vonë siç ka dalë dhe në vazhdimësi”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al