25 Shtator, 2020

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, Genta uron kështu partnerin e saj, por vëmendjen e morën dhuratat luksoze


Genta Ismajli është çdo ditë e më shumë e dashuruar me biznesmenin turk, Hussein Usta.

genta ismajli (12)

Këtë këngëtarja e tregon herë pas here edhe nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

Sot është një ditë e veçantë për të, pasi partneri i saj feston ditëlindjen.

genta ismajli (8)

Ajo e ka uruar nëpërmjet një Instastory, ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”.

genta ismajli (7)

Por, ato që tërhoqën vëmendjen ishin dhuratat luksoze, përfshirë çantat “Louis Vuitton” që ndodhen mbi tavolinë.

genta ismajli (3)

Me siguri, surprizat nuk kanë mbaruar këtu, prandaj na mbetet të presim se ku dhe si do ta festojnë ata këtë ditë të bukur.

genta ismajli (10)

Genta dhe Hussein mund të martohen së shpejti, pasi në një intervistë për emisionin “Wake Up”, ajo u shpreh se si çdo vajzë ëndërron të veshë fustanin e bardhë, përderisa ka gjetur njeriun e zemrës.

genta ismajli (11)

Për më tepër, prej disa kohësh, në media po qarkullon lajmi se këngëtarja është 2 muajshe shtatzënë, por çifti ende nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë.

genta ismajli (9)

genta ismajli (6)genta ismajli (4)genta ismajli (2)genta ismajli (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al