14 Qershor, 2019

Frikë e tmerr tek turistët, ballkoni i kullës më të lartë në Çikago plasaritet nën këmbët e tyre


Bazamenti i ballkonit në katin e 103-të të kullës më të lartë në Çikago është plasaritur, duke shkaktuar frikë e tmerr tek turistët.

Zona e gjithë prej qelqi e Kullës Willis, në të cilën turistët  mund të shikojnë qytetin e Çikagos nga një pikë e lartë, quhet Skydeck. Shtresa e saj mbrojtëse e sipërme është bërë prej qelqi të laminuar. Të hënën, xhami u thye në “mijëra copa”, sipas ËBBM.

Në një video të shpërndarë në Facebook, vizitorët duken nervozë dhe të frikësuar dhe menjëherë grumbullohen larg zonës së xhamit, por për fat të mirë askush nuk u lëndua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al