20 Gusht, 2021

Frika nga talebanët, Facebook “bllokon” llogaritë e afganëve. Ja vendimi që ka marrë kompania


talebane

Kriza në Afganistan si dhe largimi i qytetarëve afganë nga vendi i tyre, ka detyruar edhe kompanitë e mëdha të rrjeteve sociale të ndërmarrin masat e tyre.

Sipas BBC, Facebook e ka bërë të pamundur të kërkosh llogaritë e personave afganë. Ky vendim është marrë për shkak të frikës se talebanët mund të kërkojnë për kundërshtarët e tyre.

“Kur profili është i kyçur, personat që nuk i kanë miq në Facebook, nuk mund të shkarkojnë, shpërndajnë apo të shohin profiling dhe postimet që hedhin” – tha një zëdhënës i Facebook për BBC.

Edhe për Instagramin, që zotërohet nga Facebook, janë ndërmarrë masa. Në rrjetin social Instagram vijnë njoftime të shpeshta për hapat që duhet të ndiqen për të mbrojtur llogarinë e përdoruesve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al