30 Tetor, 2020

FOTOT/ Supermodelja e famshme shtatzënë, do bëhet nënë për herë të parë


Modelja e famshme Karlie Kloss është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, Joshua Kushner.

Sipas burimeve për People, modelja dhe biznesmeni do bëhen prindër vetëm dy vite pas martesës.

Më 18 tetor, Karlie Kloss shkroi fjalët e ëmbla dedikuar bashkëshortit në një postim në Instagram teksa e uronte për përvjetorin e martesës: “Dashurohem me ty çdo ditë e më shumë. Gëzuar 2 vjetorin.”

Në dasmën e çiftit në 2018 ishin të ftuar emra të famshëm. Në dasmë morën pjesë vëllai i Joshua, Jared Kushner dhe gruaja e tij, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka.

Ceremonia e martesës së tyre ishte shumë private dhe u mbajt e fshehtë. Biznesmeni dhe modelja u martuar vetëm 4 muaj pasi shpallën fejesën.

Karlie bëri edhe një dasmë të dytë në qershor 2019, ku ishin të ftuar miqtë dhe familjarët që humbën festën e parë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al