14 Mars, 2018

Fotot/ Për herë të parë në publik, Zaimina Vasjari prezanton partnerin


Zaimina Vasjari para një muaji është bërë nënë e një vajze të quajtur Khloe dhe mbrëmjen e sotme është shfaqur për herë të parë në public pas lindjes. Ajo mori pjesë në mbrëmjen gala“Rikthimi i Dallëndysheve” në Pallatin e Kongreseve ku u fotografua së bashku me partnerin e saj.

E veshur me një fustan të zi dhe me një pallto të kuqe, Zaimina në një foto të postuar nga Revistaëho, dukej shumë në formë, edhe pse nuk ka shumë kohë që është bërë nënë.
Zaimina gjatë shtatzënisë, na prezantoi edhe me partnerin e saj Klodin, të cilin e kishte mbajtur të “fshehtë”, për shumë vite. Gjithsesi, tashmë që janë një familje e konsoliduar, Zaimina ka vendosur që të shfaqet kudo pranë tij.

zs.jpeg

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al