2 Prill, 2023

Fotot nga paparazzi/ Veshje luksoze dhe me shumë stil, Rita Lati nuk kursehet! Aktorja shpenzon mbi 2 mijë euro për një veshje


Mosha ka mbetur në vend për Rita Latin. Aktorja e humorit vijon të mbetet gjithnjë një femër me sharmë dhe e kuruar. Por, duket se e tillë është Rita edhe në të përditshmen e saj.

rita lati4

E kombinuar, me veshje luksoze dhe me shumë stil, ajo është fotografuar në rrugët e Bllokut, në të përditshmen e saj. Veshjet e aktores janë gjithnjë me shumë stil dhe të kushtueshme. Ajo që na tërhoqi vëmendjen nga këto foto, ishin vetëm dy aksesorët e saj. Përkatësisht xhupi “Moncler”, si dhe çanta “Michael Kors”.

rita lati

Dy marka mjaft të njohura për çmimet e tyre të kripura. Vetëm me këto dy aksesorë, aktorja ka shpenzuar rreth 2 mijë euro, pa përmendur këtu veshjet e tjera, apo pse jo edhe bizhuteritë që mban.

rita lati1

Megjithatë vetë Rita e ka treguar se kur bëhet fjalë për të, nuk bën kompromis as me çmimin e as me trendët që zgjedh. Si një nga personazhet më të lirshme sa i përket jetës së saj, kohë më parë ajo ka treguar se ka dikë në krah.

rita lati5

E pyetur nga Rudina Magjistari nëse në jetën e saj ka një shok e nëse mendon për ta ndarë të ardhmen me një njeri tani që e bija, Roza, jeton në shtëpinë e saj, Rita ka pranuar që ky person ekziston.

rita lati7

“Është dikush, ka thënë ajo, që më mbush shpirtin me përkujdesjet e tij”.

Megjithatë, ka shtuar që këtë marrëdhënie nuk do e kalojë në bashkëjetesë.

“Mua më pëlqen liria ime, privatësia ime, të dal me shoqet, të shkoj te Roza”, ka thënë aktorja e cila ka treguar që puna në profesion, në një periudhë kohe me të ardhura të mira, i ka siguruar mundësinë për të bërë një jetë të mirë, në shtëpinë e saj dhe e shijon shumë këtë

rita lati6rita roza lati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al